Edhe pse OBSH nuk ka shpallur ende emergjencë ndërkombëtare dhe Shqipëria ka një risk të ulët për të prekurit nga koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur task-forcën për të marrë masat dhe për të rritur gatishmërinë në të gjitha strukturat e saj, Ndonëse ka një menaxhim ndërkombëtar për koronavirusin, Shqipëria është në fazën e shpërndarjes së informacionit tek mjekët dhe në popullatë për të ruajtur kushtet higjenosanitare.

Ministrja e Shëndetësisë tha se disponojmë një survejencë të mirë dhe se laboratori ynë në ISHP është i certifikuar dhe mund të vendosim diagnozën nëse do të kemi raste të prekura.

Ndërkohë në aeroporte dhe portet e vendit janë trajnuar mjekët për skanimin e udhëtarëve. Ekipi i mjekëve sinjalizon ekipin e linjës ajrore apo detare se në bord ka ose jo shtetas që vijnë nga Kina e më pas ata i nënshtrohen menjëherë skrinimit.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit theksojnë se ende nuk ka sinjalizime nga OBSH nëse rriskojmë nga marrëdhënia tregtare. Për momentin thuhet se është rritur transmetimi i virusit nga njeriu tek njeriu/ Alma Demiraj/

Top Channel