US singer-songwriter Billie Eilish accepts the award for best Best New Artist during the 62nd Annual Grammy Awards on January 26, 2020, in Los Angeles. (Photo by Robyn Beck / AFP) (Photo by ROBYN BECK/AFP via Getty Images)

Këngëtarja Billie Eilish, 18-vjeçare ka fituar katër çmime Grammy, në ceremoninë vjetore të mbajtur këtë vit në Los Angelos.

Albumi, Kur na zë gjumi, ku shkojmë? (When We All Fall Asleep, Where Do We Go? ), ka bërë që këngëtarja të fitojë çmimet për albumin e vitit, këngën më të mirë, për regjistrimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.

Ajo tani është personi i parë që ka fituar këto çmime, prej kur Christopher Cross kishte shënuar sukses të ngjashëm më 1981.

“Unë mendoj se fansat meritojnë gjithçka. Unë ndjej madje se ata nuk kanë folur shumë sot, sepse ata janë arsyeja e vetme që të gjithë ne jemi këtu, sot. Ndaj faleminderit fansa…”, shprehet Eilish.

Vëllai më i madh o këngëtares, Finneas O’Connell, i cili i ka ndihmuar Eilish të shkruajë këngët, si dhe në realizim të albumit, ka fituar në anën tjetër gjashtë çmime këtë natë.

Në mesin e fituesve të tjerë kanë qenë, Lil Nas X dhe Lizzo.

Top Channel