Nga 9 marsi deri më 9 qershor studentët që kanë mbaruar nivelin e studimeve bachelor mund të kryejnë praktikën në administratën shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes  vendore, si dhe në shoqëri tregtare.

Ministria e Arsimit, ka publikuar në datën në Fletoren Zyrtare shpalljen e “Thirrjes së pestë”, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Aplikimet do të behën online në platformën zyrtare të programit në faqjen web të ministrisë së arsimit, nga data 7 shkurt deri në 29 shkurt.

Aplikantët duhet të jenë nga mosha 21 deri 26 vjeç deri në datën 9 mars 2020.

Pjesëmarrësit nuk  duhet  të  kenë  qenë  pjesë  e programit në thirrjet e mëparshme. Ata duhet të paraqesin dokumentat se çfarë studimesh kanë përfunduar, mesataren dhe një jetëshkrim të shkurtër.

Qëllimi i programit  është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin  e  aftësive  profesionale e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publik.

Studenti do të kryejë praktikën e punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar. Që të certifikohet për përfundim me sukses të  programit, kandidati duhet  të marrë pjesë minimalisht në 80% të periudhës së zhvillimit  të programit.

Top Channel