62 nxënës në Darëzezë të Fierit bojkotuan procesin mësimor për ditën e sotme.

Top Channel mëson se shkak për këtë është largësia e shkollës dhe mungesa e kushteve. Prej disa muajsh ata zhvillojnë mësimin në shkollën e fshatit Topojë, pasi ndërtesa e shkollës se tyre i është nënshtruar rikonstruksionit.

Fëmijët transportohen me dy autobuzë ndërkohë që rruga nga Darëzezë në Topojë zgjat 30-40 min.

Prindërit thonë se kushtet e transportit janë të papërshtatshme ndërsa e cilësojnë korruptiv tenderin për shkollen e re.

Sipas tyre godina është e sigurt dhe fëmijët mund të zhvillojnë normalisht mësimin.

Top Channel