Një ditë argëtuese me familjen në garat me kuaj ka përfunduar në një katastrofë të vërtetë për 26 vjeçaren Gabriella M’rabet, kur u sulmua në mënyrë makabre nga një femër tjetër në tren gjatë rrugës për në shtëpi.

E reja nga Oxfordi u kafshua në këmbë nga 23 vjeçarja Eliza Peereboom, modele, aktore e kërcimtare.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në dhjetor të vitit 2019. Gabriella po dilte nga treni, kur iu afrua një grupi vajzash që po debatonin, mes tyre dhe Eliza, e cila i nguli dhëmbët papritur duke e lënë në agoni M’rabet për muaj, e të trembur “përjetësisht”.

Tanimë, Peerboom është dënuar me 10 muaj burg si dhe duhet të paguajë 1 mijë paund kompesim ndaj Gabriellës për sulmin brutal në këmbë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel