SWAG Awards/ Yjet e kinematografisë që rrëmbyen trofetë prestigjiozë

20/01/2020 14:45

Renee Zellweger dhe Joaquin Phoenix ishin fituesit e çmimeve SAG për rolet e tyre si protagonist te “Judy” dhe “Joker”.

Një vlerësim i tillë, praktikisht konfirmon se janë në radhën e parë të garuesve për aktorin dhe aktoren më të mirë të çmimeve më të mëdha të kinematografisë, ato Oskar. Zellweger, ia kushtoi trofeun e saj yllit që portretizoi në film, të jashtëzakonshmes Judy Garland.

“Judy Garland, 50 vite më vonë, i gjithë ky komunitet këtë mbrëmje mendon për ty!”- tha Zellweger.

Çudia e mbrëmjes megjithatë ishte “Parasite”, filmi i parë i huaj që mori çmimin SAG të filmit më të mirë, një fitore historike që lartëson kështu komedinë e zezë koerano-jugore në nivelin e pretendentes për Oskar.

Një tjetër element surprizues erdhi nga me fjalimet e falenderimit, të cilat përgjithësisht e shmangën politikën, me përjashtimin e Robert de Niros që u nderua në këtë mbrëmjë me çmimin e karrierës. Çmimet “SAG Awards” fokusohen tek interpretimi i aktorëve individualë si dhe në grup në filmat artistikë, apo dramat televizive ose komedi.

 

Top Channel