Kapen 38 kurdë dhe irakenë dhe iranianë në Novoselë, kishin ardhur nga Greqia për tu larguar drejt Evropës

17/01/2020 10:23

38 kurdë nga Irani dhe Iraku janë ndaluar në Novoselë. Kurdët kishin mbërtitur nga Greqia në Shqipëri më qëllim për t’u larguar drejt Europës.

Ata mendohet se kanë kaluar nga kufiri i gjelbër në zonën e Sarandës e më pas kanë udhëtuar në këmbë në rrugët pa të rahura për t’I shpëtuar kapjes së forcat e rendit. Zakonisht emigrantët ilegalë shfrytëzojnë zonën e Devollit dhe Korçës por për shkak të dimrit porta hyrëse e tyre në Shqipëri ka ndryshuar. Ata mendohet se janë nga kampet e emigrantëve që ndodhen me shumicë në Greqi dhe kanë shfrytëzuar rrugët e emigrantëve të tjerë që kalojnë në këmbë nëpër Shqipëri për të kaluar më pas në Malin e Zi, Kroaci dhe hyjnë në Bashkimin Europian. Pas verifikimeve emigrantët ilegalë janë shoqëruar për në qendrën e refugjatëve në Tiranë.

Top Channel