Ka një surprizë për shef Renaton, që zbulohet për herë të parë sot në post Hell’s Kitchen Albania

17/01/2020 17:31

Pas 13 javësh trasmetimi, sot i gjithë edicioni i dytë i “Hell’s Kitchen Albania” do të vijë i përmbledhur në një natë. Gjithë intrigat, debatet, momentet e vështira e të bukura që nga dita e parë e deri tek finalja, do të rikujtohen sot në një përmbledhje speciale.

Por krahas situatave që janë parë në ekranin e Top Channel, në YouTube e në rrjetet sociale të Hell’s Kitchen, sot në darkë do të shfaqet për herë të parë një skenë që produksioni e ka ruajtur enkas për këtë episod të Post Hell’s Kitchen.

Kanë qenë konkurrentët këtë herë ata që i kanë ngritur një kurth shef Renatos. Ka qenë një situatë që e ka vënë jo pak në siklet djallin e pastaj e ka gëzuar pa masë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë xhirimeve në ditët e nëntorit. Për çfarë bëhet fjalë? Kanë qenë të gjithë konkurrentët e përfshirë në këtë “kurth” apo vetëm njëri a njëra prej tyre? Zbulojeni sot në darkë, në Post Hell’s Kitchen Albania 2, në ekranin e Top Channel

Top Channel