Eksperimentet gjuhësore vazhdojnë çdo ditë në të gjitha fushat. Fajtorët kryesorë janë ata që shesin. Po i quajmë kështu ata që reklamojnë. Sot jetojmë në një treg të lirë dhe suksesi arrihet duke shitur." /> Eksperimentet gjuhësore vazhdojnë çdo ditë në të gjitha fushat. Fajtorët kryesorë janë ata që shesin. Po i quajmë kështu ata që reklamojnë. Sot jetojmë në një treg të lirë dhe suksesi arrihet duke shitur.">

Eksperimentet gjuhësore vazhdojnë çdo ditë në të gjitha fushat. Fajtorët kryesorë janë ata që shesin. Po i quajmë kështu ata që reklamojnë. Sot jetojmë në një treg të lirë dhe suksesi arrihet duke shitur.

Pra duhet të dish se si të shesësh modën, informacionin, muzikën dhe çfarëdolloj malli tjetër. Dihet mirë që e zakonshmja nuk tërheq vëmendje. Kështu për të pasur vëmendjen e publikut e folura e atyre që “shesin” duhet të ketë risi. Fjalë ndjellëse që tingëllojnë ndjellëse.

Pasi artikulohen në television, në radio dhe internet, këto fjalë merren nga publiku dhe pastaj përdoren në jetën e përditshme. Kështu pa qenë nevoja, ne harrojmë fjalët shqip dhe marrim ato të një gjuhe tjetër.

“Thuhet aksi Tiranë Durrës. Nuk thuhet më boshti Tiranë – Durrës. Aks rrugor është fjalë e huaj. Fjala memorie nuk duhej të futet. Kemi fjalën kujtesë. Kjo fjalë do harrohet me kalimin e kohës”, tregon profesori Tupja.

Studiuesit mendojnë se jo të gjitha fjalët e huaja që kanë hyrë në dekadat e fundit duhet eliminuar. Ka me qindra mijëra fjalë që në fakt janë të nevojshme dhe ato duhen përshtatur. Për këtë kërkohet një fjalor i ri.

Fjalori i fundit që ka nxjerrë instituti i gjuhësisë dhe letërsinë është i vitit 2006.

Ky fjalor nuk i përgjigjet sot nevojës që ka gjuha shqipe. Hartimi i një fjalori të ri është një nevojë urgjente. Fjalët që kemi huazuar nga gjuhët e reja duhen studiuar, duhen përshtatur me normat e shqipes dhe duhen hedhur në përdorim.

Drejtori i institutit të gjuhësisë dhe letërsisë na jep një shifër të përafërt se sa janë fjalët që ka gjuha shqipe sot me pasurimin që ndodh vit pas viti.
Pra nga 500 mijë fjalë, ne kemi të vendosura në fjalori ne vitit 2006 vetëm 48 mijë. Pjesa tjetër janë lënë në përdorim të lirë e të pastudiuar.

Top Channel