La futbollin për muzikën, Osvaldo pranë kthimit në fushën e blertë

28/12/2019 22:42

Boca Juniors është skuadra e tij e fundi në karrierë. Me ekipin argjentinas luajti vetëm 3 ndeshje në vitin 2016, për t’i dhënë fund krejt papritur karrierës futbollistike në moshën 30-vjeçare.

Pablo Daniel Osvaldo, i cili ka luajtur madje 14 ndeshje në Kombëtaren e Italisë, iu përkushtua më pas pasionit të madh, muzikës, por një ofertë e skuadrës argjentinase, Banfield, duket se po i prish mendjen të kthehet në fushën e blertë.

Osvlados i është ofruar një kontratë për 6 muajt e ardhshëm, por mungon ende zyrtarizimi. 33-vjeçari tashmë e ka ofertën, thjesht duhet të vendosë.

Top Channel