Ka vetëm pak minuta që në drejtimin e kryeministrit Edi Rama është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi se në rend dite të mbledhjes është diskutimi për Kongresin e PS-së që pritet të mblidhet në fund të muajit shkurt.

Kësaj mbledhje i ka paraprirë një mbledhje tjetër që Rama zhvilloi me kabinetin qeveritar dhe ku ka shpalosur planin për 2020.

Kjo është mbledhja e fundit e Kryesisë së socialistëve për vitin 2019-të.

Top Channel