Gkykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurores Elsa Kareci, e cila kërkon masën e ‘detyrimit me paraqitje’ për këngëtarin Aleksandër Gjoka.

Burimet i thanë gazetares Anila hoxha se masa do vlerësohet nga gjyqtari Arben Micko.

Prokuroria kërkon gna Gjykata që të konsiderohet i ligjshëm arrestimi i këngëtarit dhe të vendoset detyrim paraqitje.

Aleksandër Gjoka është arrestuar dje, rreth orës 00.15, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Në bazë të kodit rrugor, shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Top Channel