Versioni për kinema i Cats, ka dështuar të përmbushë pritshmëritë të paktën për sa i takon arkëtimeve duke mbledhur vetëm 6.5 milionë dollarë në Amerikën e Veriut.

Filmi që ka kushtuar 100 milionë dollarë e që pritej të mblidhte dyfishin e shumës, u rendit i katërti në SHBA ku dominoi filmi i ri i serisë Star Wars.

Sipas Hollywood Reporter, një poster i ri i Cats u dërgua nëpër kinema të premten. Ajo raportoi se regjisori i filmit Tom Hooper, ka urdhëruar rishikimin e filmit me disa efekte vizuale më të përmirësuara.

Është ndërkohë e pazakontë që një film i publikuar në kinema të ndryshohet rrugës.

Filmi ka një kast të përbërë nga yje që përfshin Taylor Swift, Idris Elba, Rebel Wilson dhe Jason Derulo dhe bazohet në muzikalin e famshëm në skenë, të Andrew Lloyd Webber.

Ndërsa Rise of Skywalker i sagës Star Wars, u rendit i pari për sa i takon arkëtimeve, Cats e gjeti veten pas Jumanju: The Next Level dhe Frozen 2.

Top Channel