4 Provimet e maturës shtetërore 2020 do të zhvillohen për gjatë 10 ditëve; ndërsa maturën e shkuar nxënësit kishin 5 ditë kohë nga njëri provim në tjetrin.

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin me datat e testimeve, ku më 8 qershor maturantët i nënshtrohen provimit të parë të gjuhës së huaj. 3 ditë më pas provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Më 15 qershor provimit të matematikës, për ta mbyllur më 18 qershor me provimin me zgjedhje. Nga lista me 11 lëndë, maturantët duhet të zgjedhin vetëm një për provim. Provimet e detyruara dhe ai me zgjedhje do të fillojnë më orën 10 e do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Ndërsa brenda 3 muajve të fillimit të vitit shkollor, nxënësit e vitit të tretë janë njohur me ndryshimet e rregullores së maturës shtetërore, ku ku pikë së pari është rritur niveli i kalueshmërisë nga 20% në 25%. Si dhe rrezikohet humbja e vitit nga maturanti, largimi nga puna e mbikqyrësit apo ndjekje penale për personin e tretë që publikon tezat e provimeve para nisjes së tij.

Nëse maturanti kapet me celular qoftë gjatë hyrjes apo gjatë procesit të provimit, ai përjashtohet nga provimi dhe nuk i njihet rezultati. Ndryshe nga rregullorja e maturës shtetërore 2019, në rregulloren e këtij viti nuk është parashikuar instalimi I bllokuesve të valëve në mjediset e provimeve nga Komisioni i Maturës shtetërore.

Kristi Gongo

Top Channel