Lagje e re në Spitallë/ Rama shkon edhe në Laç dhe premton spitalin

14/12/2019 19:38

Lagjia e re në Durrës, do të ndërtohet në Spitallë. Kryeministri inspektoi zonën, e cila shumë shpejt do të shndërrohet në një zonë urbane ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Projekti parashikon,  ndërtimin e një kampusi të ri për studentet, shkolla, kopshte çerdhe, mjedise sportive dhe qendër shëndetësore. E gjithë zona do të kufizohet me parkun e madh të  Porto Romanos.

Më herët Kryeministri ishte në Laç,  ku parashikohet jo vetëm ndërtimi i një lagje të re, por edhe një spitali  të ri.

“Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…Me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s”, u shpreh Rama.

Për laçianet të cilët  nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë e dëmtuara,  Kryeministri  Rama kërkoi ndihmën e policisë.

Kryeministri u ndal edhe ne Fushë-Krujë në zonën e zgjedhur për rindërtimin, ku shqetësim kryesor ishin banorët  të cilët nuk dalin nga pallatet e dëmtuara.

 

Top Channel