Tërmeti i 26 nëntorit nuk kurseu as dy godina te Universiteti Bujqësor i Tiranës, që pritet të shemben sot me shpërthim të kontrolluar nga ekspertët e batalionit xhenio.

Ju kujtojmë se ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimet për shembjen e godinave në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilat për shkak të amortizimit dhe tërmetit janë kthyer në një rrezik për jetën e familjeve dhe studentëve që strehohen to.

Bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit. Godinat aktualisht janë boshatisur, ndërkohë që po vendoset sasia e duhur e lëndës plasëse që do t’i rrafshojë godinat në fjalë rreth orës 15:00.

Top Channel