Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është përballja që ngjall më shumë interes në futbollin shqiptar, por zhvillimi i saj në stadiumin Air Albania, ka shtuar kërkesat nga ana e tifozëve.

Klubi i Partizanit që është dhe organizator i takimit, ka bërë të ditur se ka një fluks të jashtëzakonshëm për sfidën që starton sot në mbrëmje në orën 19:00.

Fillimisht Demat e Kuq nënvizuan se në 4 orët e para ishin shitur 7 mijë bileta, por mbrëmjen e së enjtes, erdhën statistika edhe më impresionuese. Janë shitur thuajse 80% e vendeve të “Air Albania Stadium”, ose e përkthyer ndryshe në 17 mijë e 500 vende! Partizani ka mbyllur një tribunë anësore për shkaqe sigurie, çka zvogëlon kapacitetin e impiantit.

Biletat e mbetura mund të sigurohen edhe përgjatë ditës së sotme deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF si edhe pranë dyqanit  të sponsori Teknik të skuadrës së Partizanit.

Top Channel