Jedi Jupi ka qenë i ftuar në studion e ‘Top Talk’ ku ka folur në lidhje me derbin Partizani-Tirana që do të luhet në orën 19:00 në ‘Air Albania Stadium’.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse kjo sfidë mund të krahasoj me “El Classicon” Real-Barcelona ku tifozët thonë që më e rëndësishme që të fitosh derbin se sa edhe kampionatin, Jupi u shpreh:

Jupi:

Jemi në këtë gjë, edhe pse përmasat janë po themi të një vendi të vogël siç është Shqipëria, përmasat e derbit e kalojnë edhe dimensionin e vendit, sepse është një ndeshje që më bën mua shumë optimist.

Nëse bëhet “sold out” edhe sot në të cilën Tirana është në një pozicion jo të mirë, edhe pse të dy ekipet vijnë nga humbje në ndeshjet e fundit.

Në marketingun e futbollit thuhet që shitja e biletave nuk duhet të lidhet me rezultatin, por publiku është pak i prirur të shikojë edhe rezultatet e skuadrave. Pra mbushja e stadiumit sot është një shenjë shumë e mirë dhe nëse këto skuadra e mbushin stadiumin katër herë në vit janë disa piketa shumë të mirë për të ndërtuar strategjinë e gjithë vitit.

Top Channel