Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi përpos të tjerave, edhe dëmtime në disa shkolla të vendit, saktësisht në 30 të tilla.

Mësohet se dëmtime ka patur në Mamurras, Laç, Gjorem, Sanxhak, Lezh, Kavajë, Marikaj Vorë, Tufinë, Pezë,  Pezë e Vogël, Tiranë, Durrës, Gjuricaj, Katund i Ri, Sukth i Ri, Maminas, Shijak, Nikel, Bubq, Thumanë, Krujë, Elbasan, Librazhd, Fier dhe Lushnje.

Sa i takon transferimit të nxënësve në shkollat pritëse, përafërsisht 15 mijë nxënës të 9 shkollave të dëmtuara nga 77 që janë gjithsej në Tiranë dhe rrethinat përreth janë transferuar ne shkollat pritëse që kanë kapacitet.

Është siguruar transport për të gjitha shkollat që shkojnë mbi 2 km distancë (shkolla nga shkolla).

Sa i takon shkollave të dëmtuara në Durrës, bëhet fjalë për 12 të tilla, ndër to: “14 Nëntori”, “Bedrie Bebeziqi”, “Jusuf Puka”, “Qemal Mici”, “Ismet Kulla”, e të tjera.

Top Channel