Një rrjet shoqëror neonazist, që bashkërendon punën e paraushtarakëve të fshehtë për realizimin e akteve të dhunshme nga e djathta ekstreme, janë një rrezik i madh për sigurinë publike, thonë ekspertët në SHBA.

Baza është një grup që bashkon separatistët e majtë të cilët thuhet se duan të organizojnë sulme të dhunshme kundër qeverisë, hebrenjve, njerëzve me ngjyrë dhe komunitetit LGBT.

Disa foto trazuese tregojnë seancat e stërvitjes të këtij grupi nëpër SHBA, të cilët thuhet se kanë kampe në të gjithë vendin.

Themluesi, i cili përdor pseudonimet “Norman Heshta” ose “Norman Ujku”, thuhet se është një veteran që ka luftuar në Afganistan. Nuk dihet ende shumë për të, por bindjet e tij janë për të përhapur nazismin nëpër botë nëpërmjet aftësive terroriste.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel