UEFA ka marrë një vendim gjatë ditës së sotme.

Qeveria e futbollit evropian ka rënë dakord që ta fusë sistemin VAR në fazën “play-off”, të Euro 2020, me sfidat që do të luhen gjatë muajit mars.

Siç shkruan në njoftim UEFA, po mendohet seriozisht edhe përfshirja e këtij sistemi edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, gjithmonë për sa i përket Evropës.

Ky lajm është mjaft i rëndësishëm për Kosovën pasi që Dardanët do të jenë pjesë e fazës “play-off” ku do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut.

Top Channel