Në studion e “Top Talk”, u zhvillua një bisedë live me “Skype”, me zv.Ministren e Brendshme Rovena Voda, e cila ndodhej në Durrës e caktuar në krye të shtabit të emergjencës në atë qark. Avokati Adriatik Lapaj, shtroi në drejtim të zonjës Voda dy pyetje.

E para kishte të bënte me numrin e personave që janë në çadra dhe e dyta nëse deri më tani është bërë një ekspertizë për hotelet në të cilën strehohen personat që kanë mbetur pa një strehë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, që preku vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Voda:

“Dua të them që ajo që kemi bërë për akomodimin e njerëzve në struktura hotelerie është e jashtëzakonshme. Ne kemi parë që dhe vendet e tjera që janë prekur nga tërmeti nuk e kanë bërë këtë gjë, dhe unë jam krenare për qeverinë tonë për këtë. Unë kam takuar banorët e zonës së Sukthit dhe Ishmit ,me të gjithë insistimin tonë ata nuk kanë pranuar që të shkojnë në hotele. Ata kanë vendosur të qëndrojnë me çadra pranë banesave të tyre pasi kanë bagëti që kanë nevojë për përkujdesje dhe për këto arsye e kanë të vështirë që të largohen prej tyre”, tha ministrja.

Pas këtyre deklaratave, zoti Lapaj i shtroi pyetjen nëse për këto persona që nuk pranojnë që të largohen nga banesat e tyre a mund të ndërtohen çadra modern dhe me kushte shume herë më të mira nga se ata që janë ndërtuar deri më tani.

“Ne e dimë që procesi për ndërtimin e shtëpive është shumë i gjatë dhe nuk do të bëhet në një kohë të shkurtër. Ne kishim në dispozicion shumë pak çadra dimërore por jo me kushte bashkëkohore dhe duke parë emergjencën vendosëm që ti vendosim në mënyrë të përkohshme. Qeveria ka miratuar fondin që këto familje të akomodohet në këto çadra dhe kur ti kemi ato në dispozicion do të bëjmë kanalizimin e tyre drejt, familjeve që kanë nevojë për to. Për sa i përket pyetjes së dytë që më bëtë pak më parë, po ne kemi marrë miratimin e inxhinierëve për strukturën e hoteleve që janë akomoduar personat që janë pa një strehë tashmë . Pasi kemi marrë miratimin e tyre që kushtet e hoteleve që janë vendosur në dispozicion janë në kushte optimale, kemi vazhduar evakuimin e personave nga çadrat në drejtim të hoteleve”, e përfundoi fjalën e saj Vodo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA