106 mijë protestues në rrugë për të pestën fundjavë radhazi në Francë, 219 të arrestuar në të gjithë vendin
15/11 12:38
Garda Revolucionare e Iranit ka reaguar rreth sulmeve që ka kryer kundër dhjetëra objektivave në Izrael.
Duke folur për Reuters, një zyrtar i lartë iranian tha:
“Hakmarrja jonë sapo ka filluar, ata do të paguajnë një çmim të lartë për vrasjen e komandantëve, shkencëtarëve dhe njerëzve tanë. Asgjë në Izrael nuk do të jetë e sigurt, hakmarrja jonë do të jetë e dhimbshme”.
Televizioni shtetëror iranian po raporton gjithashtu se të paktën një avion luftarak izraelit është rrëzuar nga mbrojtja ajrore dhe se piloti i tij është ndaluar.
Top Channel