Një godinë 4-katëshe banimi, në Kullë të Sukthit, Bashkia Durrës, është shënuar me kryq të kuq nga grupi i vlerësimit të ekspertëve grekë dhe shqiptarë.

Nga godina 4-katëshe, në të cilën jetojnë 4 familje të vëllezërve Goni, kanë mbetur tashmë vetëm 2 kate!

Në këtë fshat janë shpallur dhe 2 pallate të pabanueshme, me 40 familje, si dhe numërohen 50 familje të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti.

Kryeplaku i fshatit, Luan Hoxha thotë se ende nuk u kanë mbërritur çadra për strehimin e banorëve që rrinë kryesisht jashtë ose te të afërmit e tyre.

Top Channel