Parkon makinën dhe ndalet për të biseduar me një person, ajo shpërthen në flakë

02/12/2019 16:34

Një makinë tip BMW është djegur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit në afërsi të një karburanti.

Flakët dyshohet të jenë aksidentale. Në momentin që makina ka marrë flakë drejtuesi i saj ka qenë jashtë makinës duke biseduar me një person tjetër dhe një një çast ka parë mjetin e tij të përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe kanë shuar flakët, por nuk e kanë shpëtuar dot makinën.

Top Channel