Avionë me skuadra special janë nisur nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4. Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.

Ndërkohë, presidenti francez, Macron dhe ai turk, Erdogan, i kanë shprehur Ramës gatishmërinë për çdo nevojë që do të ketë Shqipëria.

Të gjitha ambasadat e huaja kanë shprehur që herët gatishmërinë për autoritetet shqiptare.

Reagimet e Edi Ramës në Twitter:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi?Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale?Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë?Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë?

Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja?Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda.

Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç.

Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë?
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

Top Channel