Të shumtë janë aplikuesit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që janë regjistruar për të qenë pjesë e Top Talent 3.

Aplikimet për sezonin e tretë do të jenë të hapura deri në datë 24 Nëntor 2019 në website e Top Channel.

http://aplikime.top-channel.tv/toptalent/

Audicionet e përgjithshme do të transmetohen në livestream në kanalin e Top Channel në Youtube në fillim të muajit dhjetor, ku stafi realizues do të nisë përzgjedhjen e konkurrentëve për shown.

Në sezonin e tretë Top Talent do të sjellë më shumë spektakël me interpretues, instrumentistë, këngëtar, akrobatë, si gazetar, prezantues.

Show do të jetë në 10 javë duke nisur nga muaji Janar 2020, çdo të premte në orën 21:00. Pjesë e show-t do të jenë dhe shumë të ftuar Vip nga muzika, kinematografia, sporti, gazetaria .

“Top Talent” është një mundësi për të rinjtë që synojnë të jenë pjesë e televizionit, por edhe per të gjithë interpretuesit në zhanera të ndryshëm.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel