Federata Shqiptare e Futbollit ka parashikuar një agjendë të ngjeshur ditën e sotme, ku në ndeshjen Shqipëri-Francë do të bëhet inaugurimi i “Air Albania Stadium”.

Për inaugurimin e stadiumit të ri ka mbërritur në Tiranë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ceferin dhe delegacioni i tij do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 12:30. Gjysmë ore më vonë, Ceferin, i shoqëruar nga Armand Duka, kreu i FSHF-së, do të zhvillojnë një vizitë në ambientet e reja të FSHF.

Në orën 14:00 do të shtrohet një drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror.

Aleksander Ceferin do të dekorohet nga presidenti Ilir Meta. Ceremonia do të zhvillohet në 18:00-18:30.

Në 18:40 do të zhvillohet një vizitë në muzeun e stadiumit.

Duka dhe Ceferin do të dalin në një konferencë për shtyp në orën 19:00-19:30.

Ndërkohë, në ceremoninë inauguruse të stadiumit, në orën 19:40-20:20, Duka, Ceferin dhe Rama do të mbajnë fjalime.

  Detaje nga inaugurimi i “Air Albania Stadium”, këngëtaret që do këndojnë himnet e Shqipërisë dhe Francës

Top Channel