“Triumf”, një film për Kombëtaren/ Kushtuar Shqipërisë në Europianin e 2016

15/11/2019 19:52

Triumf është titulli i filmit dedikuar rrugëtimit të kombëtares shqiptare të futbollit drejt Europianit të 2016 që u mbajt në Francë. Regjisori Kreshnik Jonuzi i cili prej vitesh jeton ne Shtetet e bashkuara te Amerikës është personi I cili besoi me tepër tek ky projekt që më në fund është gati për sytë e publikut.

“Prej një viti e gjysmë filmi është gati dhe tani të gjithë mund ta shohin. Ideja lindi nga ndeshja me Serbinë dhe kualifikimi i dha edhe më tepër vlere punës sonë. E quajtëm ‘’Triumf’’ pasi vetëm kjo fjalë përshkruan si duhet gjithçka që ndodhi”, shprehet Kreshnik Jonuzi.

Sigurisht që puna nuk ka qenë e lehtë por ne fund duket se janë shpërblyer duke qenë se filmi ka marrë disa çmime dhe tani është gati për tu prezantuar me publikun Shqiptar.

“Ja kemi dalë ta publikojmë filmin në Amerikë dhe vende të tjera madje ne Kosovë kemi marrë dhe çmimin e audiencës. Megjithatë është kënaqësi më vete ta shfaqim ‘’Triumf’’ në Shqipëri”, shton Jonuzi.

Filmi që sot ka premierën në kinema pritet të mbledh figura të rëndësishme të sportit ku nuk mungon kurioziteti për të përjetuar edhe njëherë ato momente.

“Kombëtarja do të jetë prezente dhe do jetë bukur të shohim reagimin e tyre pasi të përjetojnë edhe njëherë tjetër gjithçka ndodhi. Nuk do mungojnë figura të rëndësishme të televizionit apo dhe ish futbollistë të kombëtares Shqiptare”, ka thënë regjisori.

Sidorela Gjoni

Top Channel