Gill Paul
“Gruaja sekrete”, një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.

Një dukeshë e madhe ruse dhe një gazetare angleze. Të lidhura nga misteret më të mëdha të kësaj bote… Në vitin 1914 Rusia është në zgrip të humnerës dhe familja Romanov përballet me një të ardhme të pasigurt. Dukesha e madhe Tatiana ka rënë në dashuri me një oficer të kavalerisë, Dimitrin, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur, e cila do të vërë në rrezik marrëdhënien dhe jetën e tyre.
2016.

Pas një ngjarjeje tronditëse, Kiti Fisher vendos të largohet nga Londra dhe të gjejë strehë në shtëpizën e stërgjyshit të saj në Amerikë. Atje, në brigjet e liqenit Akanabi, ajo gjen një medaljon që do ta shpjerë drejt zbulimit të një sekreti familjar të fshehur prej vitesh…

Skeda e Librit:

Shtëpia Botuese: Living

Viti i botimit: 2019

Nr. faqeve: 416

Përkthyesi: Sonila Pasmaçiu

4 – 999 mendime të njerëzve të shquar

Jorgaq Perika

Me librin “999 mendime të njerëzve të shquar” mbyllet kolona e librave të zhanrit argëtues. Në këtë botim të ri përfshihen materiale, të cilat janë mbledhur falë një pune të lodhshme, por me shumë pasion. Ky libër ka për qëllim t’ju zbavitë, por njëkohësisht edhe të përfshijë dashamirësit e tij në botën e mendimeve të sakta, të shprehjeve të bukura të njerëzve të shquar. Gjithashtu do t’ju shërbejë shumë në njohjen e përvojave të popujve të përfaqësuar nga këta autorë të dëgjuar, në zgjerimin e horizontit kulturor, kryesisht të të rinjve.


Skeda e Librit:

999 mendime të njerëzve të shquar

Shtëpia Botuese: Toena (2018)

Autori i Librit: Jorgaq Perika

Nr.faqeve: 168

Top Channel