Pas Syrit të Kaltër/ Butrinti në aferë okulte, Ceka e Guri denoncojnë rastin në Top Talk

31/10/2019 19:39

Në emisionin Top Talk është diskutuar sot në lidhje me tenderin për “Syrin e Kaltër” që pas publikimit nga gazeta Shqip, ditën e sotme ministria e ka anuluar si tender.

Të ftuar kanë qenë Neritan Ceka, Sazan Guri dhe Auron Tare të cilët kanë ngritur të njëjtin shqetësim edhe për Butrintin.

Sazan Guri:

Është i njëjti gabim si tek Syri i kaltër. Gabimi është njësoj. Merret një fondacion që nuk ka eksperiencë, fondacioni amerikano-shqiptar, e tregoji kalldrëmi i Gjirokastrës se sa eksperiencë ka ky fondacion, e tregojnë qendrat në Berat dhe Gjirokastër se çfarë gurësh vuri në qendrën e Beratit.

Neritan Ceka:

Po ju them që okult është fjala më e butë që mund të thuash, sepse ka një vit që ka një studio jo të specializuar, studio që ka punuar në Butrit është një studio që ka bërë një muze provincial në Angli, mund ta klikoni në internet. Është një fondacion që nuk ka të bëjë me arkeologjinë dhe tha Sazani është skandaloz, duhej të ishte ndaluar veprimtaria e këtij fondacioni në fushën e arkeologjisë si nga gafat që ka bërë në Gjirokastër dhe nuk ka asnjë publikim. Klikoni tek Ministria e kulturës dhe nuk do të gjeni asgjë për Butrintin, vetëm propogandë, klikoni tek instituti i monumenteve nuk keni, klikoni tek fondacioni nuk keni, çdo gjë është mbajtur në sekret dhe vetë presidenti i këtij fondacioni lavdërohet në një mënyrë skandaloze se gjithë puna është zgjidhur midis tij dhe ministrit dhe për hatër të tij është ndryshuar dhe ligji. Ky është vendi i mobutut dhe vdekja nuk është e bardhë është e zezë, unë kam ftuar ministren e kulturës të vijë në Bylis, sepse në Bylis po përgatitet e njëjta gjë.

Auron Tare:

Çështja e Butrintit mendoj se meriton një debat shumë më të gjërë, por pasi në të lexojmë atë që është përcaktuar si plani i menaxhimit. Unë deri më sot nuk e kam parë, nuk e kam lexuar, nuk më ka pyetur njeri që të jap ndonjë mendim kështu që nuk mund të flas dot për një gjë që nuk e di. Është një gjë errësirë. Ndërkohë ajo që thotë zoti Guri ka disa të vërteta, ka edhe disa pasaktësi. Pse? Sepse në Sarandë për shembull nuk ka më arkeolog dhe kjo sigurisht është keqardhje që Saranda ka qenë një nga vendet me bërthamë arkeologjike shumë të mirë dhe është një nda vendet që ka 130 e ca monumente  të kategorisë së parë.

Pra aty duhej që të ishte një drejtori në vete, por edhe ky është tjetër debat.

Top Channel