Në Hell’s Kitchen Albania 2 ndodh gjithçka. Mos u trembni nga ato që do të shihni këtë të premte!

23/10/2019 14:50

A e patë hapjen e restorantit më të famshëm në Shqipëri? Po kurthin që ngriti në zyrën e tij të ferrit shef Renato?

Po qethjen zero të djemve konkurrentë në Hell’s Kitchen Albania 2? Po kuzhinën dhe vajzat e mbuluara kokë e këmbë me miell? Janë të shumta situatat që kanë ndodhur në dy netët e edicionit të ri të “Hell’s Kitchen Albania 2”. Klikimet në YouTube e në rrjete sociale e tregojnë qartë se një numër i jashtëzakonshëm shqiptarësh, brenda e jashtë Shqipërisë kanë parë gjithçka ka ndodhur në këto dy netë. Kuzhina, restoranti dhe shtëpia e re dhe e madhe, konkurrentët, sfidat, betejat, intrigat, lojrat dhe sigurisht përjashtimet e eliminimet kanë rrëmbyer vrullshëm vëmendjen e të gjithëve.

Qysh në episodin e parë, formula e këtij viti për prezantimin e 14 garuesve, bëri që përmes dialogëve të tyre me shef Renato Mekollin, të zbuloheshin jo vetëm karakteret, por edhe situata të cilat ndezën debate. Askush nuk e kishte menduar, se jo kushdo që hyn në kuzhinën e HK, duhet të pranohet menjëherë, ndaj edhe shef Renato i vuri ata në sprovë, ku 2 prej tyre u eliminuan që natën e parë. Episodi i parë arriti një rekord audience, por kjo vëmendje nuk mungoi as më vonë, pasi rreth 500 mijë shikime në Youtube vulosën suksesin e natës hapëse, kjo për shkak të situatave plot tension, por edhe humor në Hell’s Kitchen.

Ndërsa episodi i dytë që nga publiku u mendua se do të kthente rutinën e gatimit, nuk ishte aspak i tillë. Surprizë ishte hapja e restorantit më të ri të Hell’s Kitchen, që mori një vëmendje të plotë mediatike nga personazhe të njohur të medias, të cilët ishin të ftuarit e mbrëmjes. Nuk munguan komentet e tyre pozitive, të cilët u pritën në hollin luksoz të Top Channel, e më pas shijuan darkën në restorantin e ri të HK. Lumenj komentesh vijuan edhe në rrjetet sociale, ku batutat dhe situatat e shef Renatos me konkurrentët u kthyen menjëherë në lajtmotiv për meme në Instagram. Brenda pak ditësh episodi i dytë arriti rreth 250 mijë shikime në Youtube, ndërsa videot e postuara në Instagram nga situatat e mbrëmjes arritën në 50 mijë shikime brenda pak orësh.

Dhe ky ishte vetëm fillimi. E premtja e radhës po afron, për të ndezur të tjera flakë, të tjera debate. Dhe sigurisht të vazhduar me të tjera intriga e kurthe që ngrihen në zyrën e shefit djall, por edhe mes vetë konkurrentëve. Mos e humbisni episodin e radhës dhe KUJDES, mos u trembni nga çudirat që do të ndodhin aty! Konkurrentët e përballuan dhe e menaxhuan mirë frikën. Ndaj po ju paralajmërojmë dhe ju. Që ta zbuloni për çfarë po ju flasim, na ndiqni të premten në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

  Hell’s Kitchen Albania – Sezoni 2, Episodi 1, 11 Tetor 2019 – Reality Show

  Hell’s Kitchen Albania – Sezoni 2, Episodi 2, 18 Tetor 2019 – Reality Show

FOTO GALERI
1/3

Top Channel