Grida Duma: Të nisim protestat. Të koordinohet në mënyrë emergjente alternativa me rrugën radikale

22/10/2019 19:37

Mbledhja e mbyllur e aleatëve në selinë blu nuk prodhoi një datë proteste po i dha jehonë kërkesës së Lulzim Bashës se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, për të patur një qeveri të që vendit t’i hapen negociatat.

Por, mes demokratëve Grida Duma është zëri i parë, që kërkon reagim të fortë popullor.

“I ndërpremë protestat kur i kishim fokusuar energjitë me hapjen e negociatave. Pas mos hapjes se negociatave unë mendoj që kjo kollonë që s’duhet të jetë e vetmja duhet të jetë e domosdoshmja për të rrëzuar Ramen një orë e më parë dhe s’ka kohë për të humbur”, shprehet Grida Duma.

“Europa ka folur, ka folur që me Ramën nuk ka asnjë avancim. Kjo situatë kërkon një aksion të qartë, radikal dhe konstruktiv. Radikal për t’i treguar që jemi të fortë dhe alternativ për të treguar që jemi të aftë për të hapur rrugën evropiane të Shqipërisë”, tha Duma më tej.

Elda Menga

Top Channel