Pasi kryeministri Edi Rama në mënyrë të vazhdueshme sot ka postuar disa citate të liderëve evropianë për negociatat dhe njëkohësisht ka postuar edhe një citat të liderit të opozitës Lulzim Basha, ka reaguar ky i fundit.

“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”, shkruan Basha në Twitter.

  Rama vë Bashën përballë Donald Tusk

  Kush ka të drejtë Merkel apo Basha?

  Rama ‘thumbon’ Bashën në “Facebook”

Top Channel