Armëpushimi në Gaza, Kryqi i Kuq dhe Egjipti marrin dritën jeshile nga Izreali për t’iu bashkuar kërkimit të trupave të pengjeve
Vrasësit serial, Rose West dhe Myra Hindley, ishin në një marrëdhënie sekrete, në kohën kur të dy vuanin dënimet në burgun e Durhamit, por West u detyrua që të ndahej nga Myra me pretendimin se ai ishte tepër i “rrezikshëm”.
Ata kishin një lidhje sekrete, një histori dashurie e këndshme, pas hekurave! Por sidoqoftë, marrëdhëniet raportohet të kenë përfunduar vetëm pak muaj më vonë.
Pretendimet vijnë të shkruara në një libër të ri në lidhje me vrasjet e rrëmujshme të rrugës Cromwell, shkruar nga ish-avokati i West-it, Leo Goatley, raporton Mail, përcjell Top Channel.
Avokati e përfaqësoi atë në gjyqin e saj në 1995, me burrin Fred, për vrasjen e dhjetë vajzave dhe grave të reja dhe e vizitonte atë rregullisht në burg.
Libri pretendon se West kishte përleshje me Hindley kur ata të dy ishin në burgun e Durham.
Ata u lidhën kur West u mbajt në paraburgim në vitin 1995, sipas librit të Z. Goatley ‘Understanding Fred & Rose West’.
E.SH
Top Channel