Një aktivitet i paligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore është gjendur në Shkodër.

Operacion policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Është shpallur në kërkim pronari i objektit ku prodhoheshin produktet ushqimore, G. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”.

U bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Top Channel