I ftuar në emisionin “Diaspora” në episodin e rradhës është profesor Nikolla Qafoku. Profesor Qafoku u zhvendos në Amerikë në vitin 1994 si Fulbright Scholar në Institutin Politeknik dhe Universitetin Shteteror të Virxhinias.

Po atë vit u pranua në shkollën pasuniversitare të Universitetit të Xhorxhias. Mbaroi studimet në 1998 dhe fitoi njëkohësisht gradat shkencore Master në Matematikë të Aplikuar dhe Informatikë, dhe titullin PhD në kiminë e tokës dhe të mjedisit.

Laboratori ku ai punon ka aktualisht rreth 4000 punonjës. Aty kryhet kërkim teorik dhe i zbatuar shkencor në fushat e biologjisë molekulare dhe mikrobiologjike, mbrojtjes së mjedisit, radiologjisë, kimisë analitike, informatikës dhe të teknologjisë.

Laboratori u krijua në vitin 1965 mbi bazën e disa laboratorëve ekzistues, të cilët ishin pjesë e projektit Manhatan, ku sic dihet u kryen eksperimentet e para të aplikuara në fushën e fizikës bërthamore, gjatë viteve të luftës së dytë botërore.

I pyetur se çfarë i mungon më shumë nga Shqipëria: Më mungon ushqimi, gatimet shqiptare janë të pazëvendësueshme. Rrëfimin e plotë të tij mund t’a ndiqni në emisionin “Diaspora”.

Top Channel