Flora Nikolla, presidente e Albanian Excellence ka rrëfyer për “Diaspora”, nismën e saj me emrat dhe personalitetet që të kujtojnë se suksesi arrihet përmes një pune këmbëngulëse drejtuar nga pasioni dhe parime të forta morali dhe fisnikërie.

Projekti “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, është një vazhdimësi e një platforme që Albanian Excellence e ka hartuar tre vite më parë. Kjo është platformë e gruas suksesit shqiptar që presupozon krijimin e një data base me gratë e shquara dhe të suksesit shqiptar, nëpërmjet botimit të librave, nëpërmjet organizmit të spektakleve, të mbrëmjeve për evidentimin e këtyre grave që do të ishin efiçente e më pas në pas në organizmin e një kongresi njëherë në dy vjet të gruas së suksesit shqiptar.

Top Channel