Në Lezhë Ylli Mema u aksidentua teksa po lëvizte me biçikletë.

Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Shtetasi i dëmtuar Ylli Mema 37 vjeç ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Në foton e mëposhtme gjeni makinën me të cilin u krye përplasja

Top Channel