Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Popullsia që jeton brenda kufinjve të Shqipërisë do të numërohet vitin e ardhshëm. Instituti i Statistikave lajmëroi nisjen e censusit të popullsisë dhe banesave.
Që në tetor të këtij viti do të bëhen testimet e para, ndërkohë 8500 persona do të angazhohen për të shkuar në çdo shtëpi, ku qytetarëve do t’u kërkohet plotësimi i pyetësorëve. Elsa Dhuli, drejtore e komanduar e INSTAT thotë se numërimi do të bëhet në tetor- nëntor të 2020-s dhe se formularët përmbajnë pyetje nga më të ndryshmet për gjendjen e popullsisë në atë moment.
Plotësimi i formularëve është i detyrueshëm dhe për këtë do të bëhet një sensibilizm i fortë.
Nëpërmjet censusit, do të shihen ndryshimet e popullsisë në dekadën e fundit, madhësia dhe struktura e familjeve, migracioni, arsimi, punësimi, kushtet e banimit, e të tjera. Të dhënat që do të sigurohen do të përdoren për hartimin e politikave sa më efikase në nivel qendor dhe lokal. Në censusin e fundit, atë të vitit 2011, popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, me rënie 8% krahasuar me censusin e vitit 2001.
Top Channel