Parisi u paralizua thuajse tërësisht, pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën e paralajmëruar kundër reformës në pensione.

“Ka grevë të madhe në Paris, kështu që mora skuterin, është zgjidhje e mirë, në të kundërt nuk do të arrija në kohë në shkollë. Jam i kënaqur që mund ta përdor. Isha me fat që gjeta një biçikletë me qira, prisja të ecja në këmbë për nja një orë këtë mëngjes. Është edhe elektrike madje, do të përdor edhe më vonë”, shprehen disa grevistë.

Greva më e madhe që prej vitit 2007 – është aksioni i parë masiv kundër planit të Presidentit Emmanuel Macron për të ashtuquajturat “pensione universal”.

Ky plan parashikon heqjen e pensioneve më të favorshme, që i përfitojnë detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë.

Ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç, me këtë plan, po ashtu do të marrin pension më të ulët. Qeveria e Francës kërkon që parlamenti të hedhë reformën në votim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Por reagimi popullor duket i destinuar të shtrihet, sepse edhe punonjës të profesioneve të tjera, përfshirë ata të avokatisë, linjave ajrore dhe të mjekësisë po bëjnë thirrje për më shumë greva duke filluar nga dita e hënë.

Irida Vasia

Top Channel