Tre objekti kulti të besimit islam në Berat janë në proces të plotë restaurimi. Xhamia e Beqarëve, Xhamia Mbret dhe Teqeja e Helvetëve, dy të fundit pjesë e Qendrës Historike të qytetit, që prej muajit mars janë duke u restauruar dhe në përfundim të këtij procesi synohet të dalin më në pah vlerat që ato mbartin.

Pavarësisht se punimet janë zvarritur, për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Berat Eugen Kallfani, procesi restaurues ka arritur në një fazë të avancuar.

Me financim të Agjencisë turke për zhvillim e bashkëpunim, janë në plan restaurimi edhe dy kisha ajo e Shën Mërisë në fshatin Sinjë dhe Kisha Kostandini dhe Elena në kalanë e Beratit.

Teqeja e Helvetëve është shpallur monument kulture i Kategorisë dhe cilësohet ndër më të veçantat në Ballkan për shkak të tavanit të dekoruar me pikturë murale. Të tre objektet që janë aktualisht në restaurim të plotë përbënin qendrën e qytetit të Beratit në periudhën mesjetare.

Top Channel