Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Do të jetë një panair makinash si asnjë tjetër, premtojnë organizatorët e eventit të shumëpritur në Frankfurt, qe ngre siparin në 12 shtator.
Panairi i zhvilluar një herë në dy vjet, në alternim me atë të Parisit që mbahet po në shtator, konsiderohet një ndër më të rëndësishmit e sektorit në nivel global.
Këtë vit megjithatë do të ketë disa mungesa: një duzinë prodhuesish kanë hequr dorë nga ekspozimi i modeleve të tyre në qytetin gjerman; kostot sa vjen e rriten e kështu formula tradicionale e sallonit ka nisur të japë shenja krisjeje. Për ketë arsye do të mungojë aleanca Nissan-Mitsubishi, brandet premium Aston Martin, Cadillac, Rolls-Royce, Volvo, Chevrolet e dy japonezet, Toyota dhe Mazda.
Vëmendjen do ta rrëmbejnë kështu grupet kryesore VW, Bmw e Daimler. Bmw po pret Frankfurtin për të prezantuar gjeneratën e fundit të suv-coupé X6; në panair debuton edhe seria e saj e re 8 Gran Coupe. Mini Coper SE është e gjitha elektrike me emetime zero. Drejt një skenari të tillë lëviz dhe Volkswageni me modelin ID3.
Fordi gjithashtu e ka përqendruar vëmendjen tek makinat elektrike dhe Kuga-n e re dhe modelet hibride që përfshijnë dhe Puma Hybrid.
Top Channel