Shpronësimet të gjitha në një zyrë. Do krijohet agjensia e re në vartësi të Ministrisë së Infrastrukturës

10/09/2019 15:22

Qeveria do të reformojë të gjithë procesin e shpronësimeve të trojeve për interes publik duke e centralizuar në një agjenci në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Agjencia e shpronësimeve do të jetë gati brenda vitit, ndërkohë që ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku tha se synohet të zgjidhet problematika që lidhet me zvarritjen e projekteve të investimeve.

Balluku shtoi se rregullimi ligjor ka për qëllim uljen e numrit të proceseve gjyqësore të hapura nga pronarët që kundërshtojë shpronësimin.

Kontesimet e shpronësimeve për interes publik shkaku kryesor për vonesat e përfundimit të projekteve në infrastrukturë. Çmimet dhe sipërfaqet hasin kundërshti të mëdha, duke i çuar palët në konflikte gjyqësore.

Top Channel