“Pesha e Dashurisë”
Sot e ftuar në “Vitrina e Librit” Drejtoresha e Sh.B. “Dituria” Mariana Ymeri për të folur rreth romanit artistik “Pesha e Dashurisë”.

Të flasësh me aq delikatese, dhembshuri dhe art për një spital ku strehohen njerëzit që kanë humbur mendjen, nisur nga disa këndvështrime, madje edhe nga syri i një vajze që e viziton spitalin çdo ditë sepse aty është mbyllur i ati, nuk është e lehtë.

Por Sara Stridsberg është një shkrimtare që tashmë e ka provuar veten. Ky është një libër i cili ka një dramë të veçantë që lidhet me marrëdhëniet njerëzore, por jo ato të zakonshme. Për më shumë na ndiqni në “Vitrina e Librit” në ekranin e Top Channel orën 20:00.

Top Channel