Kë do votonte mes Ramës e Bashës? Avokati Spartak Ngjela i ftuar në  në studion e Top Talk ditën e sotme tha se nuk do votonte asnjë mes të dyve.

“Asnjërin nuk do votoja . Ne nuk kemi dot zgjedhje të lira pa përfunduar reforma në drejtësi”,u shpreh ai.

Por Ngjela tha se më Reformën në Drejtësi shumë figura të politikës nuk do ishin më në skenë, ndër ta edhe 4 ministra të Ramës, por nuk dha emra konkret.

“Duhet pritur a do jetë Rama, se këta të opozitës nuk do jenë më e sigurt.  4 ministra të Ramës nuk i ke më. Emrat nuk i them, por mi ka thënë Rama vetë. Gjithçka në Shqipëri do fillojë pas Reformës në Drejtësi”, tha Ngjela.

Top Channel