Publikohet fotoja e çifti hungarez që kishte humbur rrugën në Karaburun të Vlorës dhe që u gjet mëngjesin e sotëm nga policia pas 24 orë kërkime.

Turistët u gjetën falë një mesazhi që ata kishin nisur në polici, ku kërkonin ujë të pijshëm. Në mesazhin që  hungarezët i kishin dërguar policisë, thuhej se telefoni i tyre nuk  kishte valë, andaj nuk mund të kontaktonin më parë. Gjithashtu shkruhej se çifti kishte kaluar natën në pyll dhe se nuk kishin pësuar lëndime.

Të huajt u gjetën në një zonë në Karaburun që quhet “Qafa e Thellë”, zonë shumë e vështirë për të shkuar. Pavarësisht kësaj, grupet e shpëtimit kanë mundur që t’i arrijnë dhe nxjerrin prej andej.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel