1 shtatori po afron për fikjen e sinjalit të vjetër televiziv. Pas kësaj date nuk do të ketë më transmetime analoge, por digjitale në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Pothuajse të gjithë qytetarët e pyetur në rrugë nga Top Channel janë të informuar se kanalet e lira do të mbyllen në ditën e parë të shtatorit,  ku ata si shikues përfitojnë cilësi më të mirë transmetimi si dhe larmishmëri programacioni me vendosjen e dekoderit DVB t2 .

Ndonëse ende disa prej tyre nuk kanë marrë dekoderin ndërlidhës me televizorin, të tjerë janë pajisur me aparatet që vitin e kaluar, duke shmangur radhët e gjata të krijuara atë kohë.

Top Channel