Në KQZ s’ka asnjë kërkesë/ Anëtarët e shumicës me pushime, në zyrë vetëm kryetari Klement Zguri

20/08/2019 12:07

Gjetja e një zgjidhje se kush do ta drejtojë bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit po kthehet në një sfidë të vërtetë juridike.

Kryetarja e re këshillit bashkiak Shkodër Briseda Kadia, tha dje se për këtë situatë do t’i drejtohen me një kërkesë KQZ-s.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raportoi live në edicionin informativ se kjo kërkesë nuk ka mbërritur ende, por pritet me interes, sidomos baza juridike me të cilën kërkohet zgjedhja, pasi nëse i referohemi Kodit Zgjedhor nuk ka një parashikim për të tilla raste që këshilli t’i drejtohet KQZ.

E ndërkohë anëtarët e KQZ vijojnë të jenë me pushime, ndërkohë që është parë vetëm kreu i saj, Klement Zguri të hyjë në zyrë.

Top Channel