Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook, këmbëngul se zgjidhja për krizën politike janë zgjedhjet. Sipas Kreut të Shtetit, pa zgjedhje nuk ka demokraci dhe se moszgjidhja e krizës i shërben pakicës që nuk e do çeljen e negociatave.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.

Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë?? me Bashkimin Europian??, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

Top Channel